Zeneli: E kam refuzuar Kosovën, dua të luaj për Suedinë

Mesfushori i skuadrës së Elfsborgut, Besfort Zeneli që është edhe vëllai i sulmuesit të Kosovës, Arbër Zeneli të martën në një intervistë për “Sportbladet”, e ka konfirmuar se e ka refuzuar ftesën e përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve.


Unë jam përzgjedhur për Kombëtaren A të Kosovës tani, por e kam refuzuar. Tani më takon mua të sigurohem që të luaj aq mirë sa të jem përzgjedhur për kombëtaren suedeze në të ardhmen. Ndihem mirë që mora këtë vendim. Suedia është më e drejtë për mua”, ka thënë Zeneli.

Ai ndër të tjera ka theksuar se e ka edhe mbështetjen e familjes për vendimin që e morri.

“Ata më mbështesin në atë që mendoj se është e drejtë për mua. Se unë duhet të zgjedh atë që ndihet mirë në zemrën time”, ka deklaruar Zeneli.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Përfundojnë ndeshjet e ditës së II-të të turnet tradicional “Musa Musahu 2024”

PreshevaPRESS

Përfundojnë ndeshjet e ditës së parë të turnet tradicional “Musa Musahu 2024” në Preshevë

PreshevaPRESS

Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij

PreshevaPRESS