Zbulohen mbi 300 bomba të Luftës II Botërore në Athinë, ishin vetëm 2 metra nën tokë

Më shumë se 300 bomba nga Lufta e Dytë Botërore u gjetën gjatë punimeve në periferinë e Athinës, Elliniko, njoftoi dje kryetari i bashkisë Elliniko-Agriupoli, Yanis Konstantatos.


Konkretisht, në zonën e ish-aeroportit u gjetën 314 bomba, ndër të cilat ka më së shumti bomba ajrore të ruajtura vetëm dy metra nën tokë në zonën urbane.

“Tragjedia e këtij rasti është se 314 bombat që gjermanët ruanin gjatë gjithë këtyre viteve ishin vetëm dy metra poshtë ish-objekteve të Lidhjes Pontike, kopshteve dhe ambienteve sportive që ndodheshin brenda ish-aeroportit, dhe pikërisht pranë objekteve që u përdorën gjatë Lojërave Olimpike, ku mijëra njerëz vinin çdo ditë”, tha Constantatos në një deklaratë.

Siç shtoi ai, edhe pse nuk ka pasur kurrë një shpërthim, “është vërtetë e pabesueshme sesi i gjithë aeroporti, dhjetëra godina komunale, si dhe Drejtoria e Aviacionit Civil të Greqisë funksionuan në këtë fushë të vërtetë të minuar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

PreshevaPRESS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

PreshevaPRESS

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon

PreshevaPRESS