Vuçiq paralajmëron takim me Merkelin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq brenda muajit do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.


“Së shpejti pres një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, brenda muajit”, deklaroi Vuçiq për “RTS”, transmeton lajmi.net.

Vuçiq po ashtu nuk ka konfirmuar e as demantuar raportimet se ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak do të emërohet i dërguar special i Bashkimit Evropian për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai ka thënë se nuk mund ta përjashtojë një mundësi të tillë.

“Nuk mund ta konfirmoj e as demantoj, por nuk do ta përjashtoja si mundësi”, deklaroi ai.

“Kushdo që udhëheq bisedimet do të jetë nën ndikim të madh nga Berlini. Mendoj se me këtë i kam thënë të gjitha”, u shpreh Vuçiq.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

PreshevaPRESS

Demo Berisha propozohet për ministër për të Drejtat e Njeriut në Serbi

PreshevaPRESS

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 23 persona – mes tyre tre ish-ministra

PreshevaPRESS