Vizita zyrtare e Erdogan në Tiranë, marrëveshjet e firmosura sot mes Ramës dhe Erdoganit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama është shprehur se vlerëson luftën që vendi jonë bën kundër organizatave terroriste.


Ai u ndal edhe tek FETO, duke kërkuar që Shqipëria ta vijojë luftën kundër tyre.

“Ne vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur vëllim tregtar në 2 mld dollarë. Diskutuam çështjen e luftës së përbashkët kundër organizata terroriste, dhe shpresoj ta vazhdojmë luftën tonë kundër FETO përmes marrëveshjeve që kemi firmosur sot”, u shpreh Presidenti turk.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, shprehu mbështetje në luftën kundër organizatave terroriste.

Po ashtu Rama u ndal edhe te bashkëpunimi dhe rritja e ndërveprimit ekonomik mes dy vendeve.

“Jam vërtet shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e dytë të bashkëpunimit, ku jo vetëm konfirmuam vendosmërinë ku përforcuam karakterin e këtij bashkëpunimi, por dhe mundëm të vlerësojmë zbatimin konkret të marrëveshjeve të bëra, si dhe potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj marrëdhënieve.

Presidenti i Turqisë e përsërit sa herë takohemi, që niveli i marrëveshjes tregtare nuk e pasqyron sa duhet marrëveshjen mes dy vendeve. Sa më shpejtë të arrijmë nivelin e 2 miliardë eurove për të shkuar në një fazë të dytë të këtyre shkëmbimeve.

Ndava me presidentin zhvillimin e turizmit në Shqipëri, një numër i lartë i turistëve turq që kanë vizituar Shqipërinë gjatë këtij viti është rritur me 85%. Duke parë dhe interesimin në rritje të operatorit turistikë të vendit mik, ne jemi besimplotë që numri i qytetarëve turq që do të vizitojnë Shqipërinë do të jetë më i lartë”, tha më tej Rama.

Por cilat janë këto marrëveshje?

-Deklarata e synimit mbi bashkëpunimin në fushën e sigurimeve në bujqësi të mbështetur nga shteti midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë të Republikës së Turqisë.

Zyrtarët nënshkrues:

Znj. Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Z. Ibrahim YUMAKLI, Ministër i Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë

-Protokoll ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Arsimit të Republikës së Turqisë për Hapjen e Degës, Njësisë Akademike, Programeve të Studimit nga Universiteti Teknik i Stambollit në Shqipëri.

Zyrtarët nënshkrues:

Znj. Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sportit;

Z. Erol Ozvar, President i Kryesisë së Këshillit të Arsimit të Lartë e Republikës së Turqisë.

-Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së Shqipërisë dhe Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë për bashkëpunim në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin.

Zyrtarët nënshkrues:

Z. Alteo Hysi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;

Z. Fahrettin Altun, Drejtor i Komunikimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës së Republikës së Turqisë

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS