VIZITA E DELEGACIONIT KOSOVAR NË PRESHEVË

Delegacioni i deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës po qëndrojnë sot në Preshevë. Ata janë pritur nga kryetari i komunës, Shqiprim Arifi dhe kryetari i kuvendit, Sami Salihu, kanë vizituar gjimnazin “Skenderbeu” dhe parkun e paqes.


Në deklaratën për media nikoqiri i këtijë takimi ka potencuar se së bashku me kryetarin e kuvendit kanë informuar delegacionin kosovarë lidhur me problematikat me të cilat ballafaqohen preshevarët. Kërkesë kryesore e drejtuesve të pushtetit lokal në Preshevë karshi deputetëve kosovarë ishte krijimi i Fondit Kombëtarë të Solidaritetit, hapja e një zyre koordinuese për shqiptarët e Luginës dhe përfshirja e shqiptarëve në kuadër të vendit të rezervuar për një OJQ në ekipin negociatorë të Kosovës në bisedimet me Serbinë në Bruksel.

Vizitën  e tyre në Preshevë deputetët kosovarë gjatë e vazhduan në gjimnazin “Skënderbeu” ku janë pritur drejtori i këtij institucioni arsimor, Nadër Sadiku dhe stafi punonjës. Ata nga drejtuesi i shkollës në fjalë janë informuar për procesin arsimorë që zhvillohet në kuadër të planprogramit dhe për mungesën e teksteve shkollore.

Tema që u disktua nga drejtuesit e institucionit arsimorë dhe deputetëve kosovarë ishte edhe mos njohja e diplomave nga pala serbe për të diplomuarit në Universitetet e Republikës së Kosovës.

Sfera e arsimit edhe më tutje mbetet mollë sherri për shqiptarët në Luginë.

Krejt në fund delegacioni i deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Preshevës kanë vizituar edhe Parkun e Paqes në Preshevë, park për rregullimin e të cilit janë ndarë mjete nga qeveritare kosovare por për shkak të procedurave dhe problemeve politike mes Kosovës dhe Serbisë ende nuk janb siguruar nga komuna.

Për dallim nga vizita në Bujanoc, delegacioni kosovar i përbërë nga deputet të Kuvendit të Kosovës, ata nuk takuan asnjë udhëheqës politik nga partitë opozitare në Preshevë. 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS