Video / Si rrallëherë deri më tani, Shqiprim Arifi falënderon Albin Kurtin

Viteve të fundit, rrallëherë deklaratat e kryetarit të Preshevës kanë qenë në vijë me politikat e Albin Kurtit.


Megjithatë, Shqipërim Arifi ka falënderuar Kryeministrin në qeverisjen e të cilit, për vitin 2024 janë ndarë tre milionë euro për Luginën e Preshevës.

Por nga pesëmbëdhjetë rreshta të dedikuar Qeverisë së Kosovës, njëmbëdhjetë të tjerët Arifi i ka prapë kritika dhe akuza, madje edhe për korrupsion.

Ai akuzon politikanët që përfaqësojnë Luginën për zhvatje të fondeve të vitit të kaluar.

“E falënderojmë Kryeminstrin e Kosovës për vendosjen e vijës buxhetore 3 milion € për Preshevën për vitet në vijim…Ndërkohë, ne ende presim që qeveria të dalë me një qëndrim në lidhje me 2 milion € e vitit të kaluar, të zhvatura nga doraputhësit e PVD-së, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi”, kishte shkruar Arifi.

Ragmi Mustafi, i cili përmendet në akuzat e kryetarit të Preshevës, kritikat i cilëson të pabaza dhe tendencioze.

“Kritika vazhdimisht do të ketë, por ato një pjesë e mirë e tyre ka qenë për të pamundësuar mundësinë e buxhetimit të ardhshëm, pra për të pamundësuar që Qeveria e Republikës së Kosovës të përkujdesej për shqiptarët e atjeshëm”, ka deklaruar Mustafi.

Mustafi thotë se edhe këtë vit mbi 255 mijë euro nga ky buxhet do të shkojnë për sigurimin e librave shqip për nxënësit në Luginën e Preshevës./RTV Dukagjini/

ARTIKUJT E NGJASHËM

Lutfiu paralajmëron protestë gjithëpopullore në Luginë

PreshevaPRESS

Drejtuesit e Frontit për Ndryshim takohen me Ambasadorin e OSBE-së

PreshevaPRESS

Pajaziti në takim te kryeministri Kurti

PreshevaPRESS