Fondi i Kosovës për Luginën e Prehevës ka krijuar një zhurmë të madhe përmes akuzave dhe dyshimeve të hedhura fillimisht nga aktivistë të shoqërise civile nga Lugina, e së fundmi edhe nga kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi.
Derisa krytari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka hedhur poshtë dyshimet për keqpërdorime gjatë shpërndarjes së Fondit të Kosovës për Luginën, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vazhduar me akuzat se ndihma financiare e Qeverisë së Kosovës për Luginën janë shpërndarë nëpër njerëzit e afërt me këshilltaren e Kurtit, Ardita Sinani dhe udhëheqjen e PVD-së.
Arifi ndarjen e mjeteve e cilësoi si të parregullt dhe për këtë arsye ditë më parë deponoi Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë. Ai përveç kryetarit të Këshillit Kombëtarë Ragmi Mustafa, akuzoi edhe këshilltaren e kryeministrit Kurti, Ardita Sinani dhe kryetarin e PVD-së, Shaip Kamberi, duke aluduar në ndarjen e parregullt të mjeteve financiare.
Ragmi Mustafa në një intervistë dhënë në një emision informativ në RTK, vazhdoi të kundërshtojë akuzat e Arifit duke shpjeguar mënyrën e përzgjedhjes së projekteve fituese, dhe shpërndarjen e mjeteve financiare nëpër fushat e përcakutar me konkurs.
‘’Të gjitha pretendimet nga ana e Arifit, janë te pavërteta sa i përket Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Fondit të Kosovës për Luginën e Preshevës. Mjetet të cilat janë dedikuar kanë qenë në kuadër të një programi, i cili u është bërë e qartë për të gjitha akterve politikë të Luginës së Preshevës, e madje nga këto mjete janë financuar diku 4010 nxënës me afër katërdhjetë mijë tekste mësimore. Janë financuar 950 tekste mësimore, diku 107 studentë kanë fituar bursa. E krejt në fund, pas hapjes së konkursit ashtu sic është paraparë dinamika e përcaktuar bashkarisht me zyrën e zëvendëskryeministrit të Kosovës për të mundësuar sa më shumë hapsirë në ruajtjen e identitetit Kombëtarë, është hapur konkursi në nëntor, kanë aplikuar 180 projekte të ndryshme nga të cilat janë përzgjedhur 78 të cilët do të financohen nga Fondi i Kosovës për Luginën’’ ka thënë Mustafi në një intervistë në RTK.
Kryetari i Këshillit Kombëtarë tha se kjo nuk është hera e parë që Kosova ndihmon Luginën në mënyra të ndryshme, por ai shtoi se herave të kaluara nuk ka figuruar asnjë llogaridhënie se për kë dhe ku kanë shkuar mjetet për të cilat nuk u diskutua për nam e nishan.
“Më lejoni të theksoj që drejtpërdrejtë mbi 500 njerëz jashta studentëve, nxënësve, parashkollorëve, janë prekur drejtpërdrejtë me këto organizata dhe mbi 2500 persona të tjerë kanë qenë të përfshirë në këto projekte të cilët kanë konkuruar gjatë kësaj kohe. Ajo që dua të theksoj e që më duket shumë e çuditshme, nuk dua që njerëzit me emra të i ekspozoj pa nevojë, por që projekti më i madh që ka fituar ka qenë një organizatë që merret me njerëz me nevoja të veçanta, mbi 54000 euro, e që ka për mision asistencën për nxënësit me aftësi të veçanta në shkollat fillore dhe parashkollorë” arsyetoi Mustafi duke mos përmendur asnjë nga organizatat ose personat e apostrofuar nga Arifi gjatë akuzave të tija.
Mustafi duke anashkaluar akuzat e Arifit, akuzoi atë se për shkak të veprimeve të tij Këshilli Kombëtar Shqiptar tanimë gjendet në rrugë pakthim, duke mos arritur për të u konstituar shumica e re, duke e akuzuar Arifin si miku më i afërt me Aleksandar Vullin, momentalisht shef i BIA-s.
Në vazhdim mund ta shihni intervistën e plotë të Ragmi Mustafit në edicionin Lajmi i fundit në Radio Televizinin e Kosovës.
Mbi zhvillimet politike dhe pasojat e një politike infantile. Mundësitë nga proceset rajonale dhe realizimi i aspiratave politike.
Posted by Ragmi Mustafi on Wednesday, 8 February 2023