Vetem pas më pakë se pesë muajsh nga koha kur Kamberi kishte iniciaur pranë Qeverisë së Serbisë formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që do të menaxhohej nga Trupi Koordinues, ai ka refuzuar të pranojë mirënjohje nga ana e këtij institucioni me rastin e 25 vjetorit të themelimit.
Në muajin gusht të vitit të kaluar, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, pati kërkuar krijimin e një “Fondi të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, me buxhet vjetor prej 10 milionë eurosh, që do të menaxhohej nga Trupi Koordinues.
“Me qëllim të ndërprerjes së trendit të ikjes së të rinjëve, krijimit të një të ardhme me perspektivë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e një ambienti që tërheq investimet e huaja, kam iniciaur sot, te Qeveria e Serbisë formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Propozimi është që Fondi të ketë lerën vjetore prej 10 milion eurove, ndërsa menaxhimi i tij të bëhet nga Trupi Koordinues, duke u mundësuar transparencë maksimale në menaxhim”, pati shkruar Kamberi.
Vetëm pesë muaj më vonë, Kamberi ka rrefuzuar mirënjohjen e ndarë nga Trupi Koordinues për të, me rastin e 25 vjetorit të themelimit të këtij institucioni për personat, për të cilët vlerëson se kanë dhënë kontribut për paqen dhe stabilitetin në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
“Nuk mund dhe nuk dëshiroj të jem mbajtës i një mirënjohjeje si kjo! Nuk mund dhe nuk dëshiroj të jem mbajtës i një mirënjohjeje si kjo!” ka njoftuar Kamberi, duke treguar se atë e ka kthyer mbrapsht përmes postës, në formën e njëjtë siç e ka pranuar,
“Megjithatë, e konsideroj të domosdoshme të theksoj publikisht faktin se Trupi Koordinues, veçanërisht që nga zgjedhja e udhëheqjes aktuale, është larguar ndjeshëm nga qëllimet për të cilat është themeluar. Këto qëllime janë, para së gjithash: integrimi i komunitetit shqiptar në institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Serbisë; dhe zhvillimi ekonomik i kësaj zone të lënë pas dore dhe të dëmtuar për një kohë të gjatë.” ka shpjeguar ai në njoftimin e tij.


