VELI MUSTAFA ZGJIDHET KRYETAR I DEGËS SË APN-së NË PRESHEVË

Dje në hapësirat e Kuvendit Komunal në Preshevë, Alternativa për Ndryshim në Preshevë ka realizuar Kuvendin zgjedhor të degës nga i cili kanë zgjedhur edhe udhëheqësinë e degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë.


Gjatë ditës së diel, më 26 janar 2020 me fillim në ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal, është mbajtur Kuvendi themelues i Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë. Pas mandatimit të delegatëve të Kuvendit themelues, u propozuan dhe u zgjodhën anëtarët e Kryesisë së Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë.

Pas zgjedhjes së Kryesisë, u procedua me propozimin dhe zgjedhjen e kryetarit të Degës, si dhe nënkryetarët dhe sekretari i degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë, sipas pikave të parapara në rendin e ditës.

Për kryetar të Degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë, nga anëtarët e kryesisë u propozua dhe u zgjodh unanimisht Veli Mustafa, ndërsa me shumicë votash për nënkryetare u zgjodhën Dëshira Kamberi dhe Bjondina Memeti, kurse për sekretare u zgjodh Mimoza Saqipi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS