Vazhdojnë aksionet policore në veri të Kosovës, arrestohet sulmuesi i kameramanit të RTK-së

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar i dyshuari i radhës mashkull serb, U.V., me vendbanim në një fshat të komunës së Leposaviqit, i cili dyshohet për përfshirje në një rast sulm ndaj gazetarëve.


Sipas Policisë, arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer si rezultat i hetimeve intensive dhe i sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj mediave/gazetarëve me datë 16 qershor 2023.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do të vazhdojë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin”, thuhet në njoftim.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

PreshevaPRESS

Demo Berisha propozohet për ministër për të Drejtat e Njeriut në Serbi

PreshevaPRESS

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 23 persona – mes tyre tre ish-ministra

PreshevaPRESS