Ushtria turke hyn në Libi

Turqia ka filluar të dërgojë trupa në Libi për të mbështetur qeverinë e njohur ndërkombëtare në Tripoli, tha sot presidenti Recep Tayyip Erdogan.


Duke folur në Ankara, Erdogan shtoi se Turqia do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet diplomatike dhe ushtarake për të siguruar stabilitetin në jug të vendit, përfshirë Libinë.

Erdogan do të takohet me drejtuesit e Gjermanisë, Rusisë, Britanisë dhe Italisë të Dielën për të diskutuar konfliktin.

Ai gjithashtu tha se Turqia do të fillojë të lejojë eksplorime dhe shpime në Mesdheun lindor në vitin 2020, në përputhje me një marrëveshje detare me Libinë.

Presidenti turk tha gjithashtu se anija turke ‘Oruk Reis’ do të fillojë aktivitetet sizmike në rajon, transmeton KosovaPress.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Çfarë dihet për ‘fazën e parë’ të marrëveshjes së paqes në Gaza, që pritet të nënshkruajë Izraeli dhe Hamasi

PreshevaPRESS

Skandal në Harvard: Universiteti përballet me padi për trafik organesh nga morgu

PreshevaPRESS

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

PreshevaPRESS