Unioni i Bizneseve Shqiptare në Serbi dhe organizata UYTIAP në Bursa nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Në qytetin e Bursës është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Unionit të Bizneseve Shqiptare në Serbi dhe Organizatës Biznesore UYTIAP nga Bursa.


Marrëveshja është nënshkruar nga përfaqësuesit e të dy organizatave dhe ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit, bashkërendimin e aktiviteteve të përbashkëta si dhe funksionimin e një zyre të përbashkët, e cila do t’i shërbejë të dyja organizatave në mënyrë efikase.

Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet bizneseve shqiptare dhe turke.” thuhet në njoftimin e Unionin të Bizneseve Shqiptare në Serbi, të publikuar në faqen e kësaj shoqate në rrjetin Facebook.

Aktivitetet lidhur me këtë marrëveshje do të vazhdojnë me takime dhe vizita në kompani turke, ndërsa përmbyllja e këtij cikli pritet të bëhet në Tiranë, në kuadër të „Panairit EXPO Tirana 2025“, ku do të zhvillohet një takim i përbashkët për koordinimin e aktiviteteve të ardhshme.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Deklarata e Bislimit nxit reagime të forta në Luginën e Preshevës

PreshevaPRESS

Presheva në fokus të Shqipërisë: Sabedini takohet me Ambasadorin Canaj për projekte zhvillimore

PreshevaPRESS

Bislimi alarmon BE-në: Serbia po përdor administratën për të bllokuar shqiptarët në Luginë

PreshevaPRESS