Turqia goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë, të hënën në mëngjes. Sipas Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmiologjisë, dridhja u ndje në pjesën perëndimore të Turqisë.


Tërmeti i shkallës 4.8 pati epiqendrën 90 kilometra në verilindje të Izmirit. Agjencitë turke të lajmeve nuk raportojnë për të vdekur nga kjo dridhje. Në fakt, pas tërmetit të fuqishëm të së dielës, Turqia në vazhdimësi ka regjistruar lëkundje të lehta.

Tërmeti i së dielës ishte 5.7 shkallësh me epiqendër në juglindje të Turqisë. Deri më tash, raportohet për 9 të vdekur dhe 75 të lënduar, e mbi 1.000 shtëpi të dëmtuara.

Tërmeti është ndje edhe në Iran, në 43 fshatra pranë kufirit me Turqinë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Si ndikon në furnizimin me naftë kriza e fundit në Lindjen e Mesme

PreshevaPRESS

SHBA-ja del sot zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

PreshevaPRESS

Analiza nga REL: Çfarë opsionesh ushtarake apo të tjera ka SHBA-ja kundër Iranit?

PreshevaPRESS