Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 6.1, lëkundjet ndihen në disa qytete

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur Turqinë të hënën në mbrëmje, sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).


Tërmeti u regjistrua në provincën Balıkesir, në veriperëndim të vendit ndërsa sipas të dhënave nga Presidenca e Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte me magnitudë 6.1 dhe thellësi rreth 5.99 kilometra.

Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në disa provinca të tjera, përfshirë Stambollin, İzmirin, Manisën dhe Tekirdagun.

Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa ekipet e emergjencës po monitorojnë situatën në zonat më të afërta me epiqendrën.

Në gusht, një tërmet me magnitudë të ngjashme kishte goditur rajonin e Sındırgı, duke shkaktuar vdekjen e një personi të moshuar pasi disa ndërtesa ishin shembur.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Kurti ftohet në “Shtëpinë e ShBA” në Davos, flet te paneli “Besimi, Lidershipi dhe Amerika 250”

PreshevaPRESS

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri babë e bir nga Shqipëria

PreshevaPRESS

Britania, bisedime me Francën dhe Gjermaninë për mbrojtjen e Arktikut

PreshevaPRESS