Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur Turqinë të hënën në mbrëmje, sipas Qendrës Gjermane të Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ).
Tërmeti u regjistrua në provincën Balıkesir, në veriperëndim të vendit ndërsa sipas të dhënave nga Presidenca e Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), tërmeti ishte me magnitudë 6.1 dhe thellësi rreth 5.99 kilometra.
Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në disa provinca të tjera, përfshirë Stambollin, İzmirin, Manisën dhe Tekirdagun.
Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa ekipet e emergjencës po monitorojnë situatën në zonat më të afërta me epiqendrën.
Në gusht, një tërmet me magnitudë të ngjashme kishte goditur rajonin e Sındırgı, duke shkaktuar vdekjen e një personi të moshuar pasi disa ndërtesa ishin shembur.

