Për projektet infrastrukturore, të cilat do të realizohen në komunën e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, Trupi Koordinues do të ndajë 228 milionë dinarë, ndërsa për subvencione në ekonomi do të ndajnë 34 milionë dinarë, – tha drejtori i Shërbimi Koordinues tha të hënën për portalin Bujanovacke.
Udhëheqësia e Trupit Kordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, i udhëhequr nga kryetari i këtij organi Nenad Mitroviq, sot ka zhvilluar takim me përfaqësues të tri komunave të Luginës së Preshevës.
Në takim me kryetarin e Trupit Koordinues morën pjesë shefi i kabinetit të Ardita Sinanit – Besim Shabani, drejtori i Drejtoratit për financa në Komunën e Preshevës – Besnik Sadiku, kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, zëvendësi i tij Aleksandar Millosheviq, kryetarja e Sektorit komunal për investime dhe zhvillim Fazila Azemoviq, dhe nënkryetarit të komunës së Medvegjës, Rada Peroviq.
Sa i përket infrastrukturës, përmes Trupit Koordinues kemi 228 milionë dinarë, prej të cilëve 94,6 milionë për Bujanocin, 87,7 për Preshevën dhe 45,6 për Medvegjën. Do të kemi edhe subvencione kur është fjala për ekonominë, për të cilat janë ndarë 34 milionë dinarë ka thënë Mitroviq.
Krahas kësaj, do të ketë bursa studentore tradicionale në vlerë prej 15 milionë, si dhe bursa studentore prej 6,7 milionë dinarë. 3.2 milionë nga buxheti i Trupit Koordinues janë përdorur për shpërndarjen e mjeteve shkollore për nxënësit e klasës së parë, ka shtuar Mitroviq.
Ky është takimi i parë pas formimit të qeverisjeve lokale të dalura nga zgjedhjet lokale të mbajtura në Bujanoc dhe Preshevë.
“Temë e takimit ishin projektet infrastrukturore për vitin në vijim, të cilat financohen nga buxheti i Trupit Koordinues dhe me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale, diskutuam se si dhe në çfarë mënyre do të realizohen ato projekte” ka thënë mes tjerash Mitroviq për portalin Bujanovacke.