Tridhjetë vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut

Sot në Kuvendin e Kosovës do të shënohet 7 shtatori, respektivisht 30-vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut.


Në këtë solemnitet do të marrin pjesë delegatë të përbërjes së atëhershme të Kuvendit të Kosovës që morën pjesë në shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut.

Në këtë datë të vitit 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shpallur në Kaçanik, pasi ishte qyteti më i afërt me kufirin me Maqedoninë, dhe mundësia e shpalljes së Kushtetutës ishte më e lehtë.

Në atë kohë, Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, pasi nga 2 korriku, kur u lexua Deklarata e Pavarësisë, filloi një aparteid i regjimit të Millosheviqit ndaj Kosovës dhe qytetarëve shqiptarë. /KP

ARTIKUJT E NGJASHËM

Foto / Zbulohen mesazhet e Selimit me BIA-n serbe, diskutime për krijimin e xhamive ilegale

PreshevaPRESS

Deputetët e posazgjedhur sot tentojnë për të 12-tën herë ta çbllokojnë Kuvendin

PreshevaPRESS

LVV nuk siguron votat, dështon për të 11 herë, Kurti i ofron koalicion Abdixhikut

PreshevaPRESS