Tribunë rreth gjendjes së arsimit shqip në Luginën e Preshevës

Rënia e numrit të nxënësve në shkolla është një nga problemet kryesore të arsimit në rajon, ka theksuar sot në Bujanoc, Fejzi Beqiri, kryeshef për arsim në Komunën e Bujanocit, në tribunën e organizuar të mërkurën nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut.


“Shkollat fillore në gjuhën shqipe në komunën e Bujanocit kanë më pak se 1.800 nxënës në 20 vitet e fundit”, ka thënë ai në cilësinë e panelistit.

Për Enkel Rexhepin, nënkryetar i Këshillit të Pakicës Kombëtare Shqiptare në Republikën e Serbisë, mungesa e vullnetit politik nga ana e Qeverisë së Republikës së Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet e arritura me Kosovën për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare si problem që tashmë shënon 16 vjetorin e tij, shpërfaq një nga problemet kryesore aktuale të arsimit në gjuhën shqipe në Serbi.

Çështja e moszgjidhjes së teksteve mësimore në gjuhën shqipe për ciklin e mesëm dhe partizimi i administrimit të shkollave ishin shqetësimet e tjera të paraqitura nga Ismail Pajaziti, sekretar i shkollës fillore ‘Sami Frashëri’ në Lluçan.

Ndërsa gazetari Jeton Ismaili ka ngritur nevojën e mbështetjes më të madhe dhe më proporcionale të mediave në gjuhën e pakicës kombëtare shqiptare dhe aktiviteteve kulturore shqiptare nga ana e Ministrisë së Teknologjisë dhe Informimit, Ministrisë së Kulturës dhe pushtetet lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Tribuna ‘Arsimi, Kultura dhe Media në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë’ është organizuar në kuadër të projektit “Serbia e jugut – Sundimi i ligjit për të gjithë”, të cilin po e implementon Këshilli për të Drejtat e Njeriut me mbështetjen e The Rockefeller Brothers Fund

ARTIKUJT E NGJASHËM

Paknaqësi mes koalcionit qeverisës në Preshevë, vendimet merren me 20 vota

PreshevaPRESS

Lutfiu: Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbështetë bujqit shqiptarë në Luginë

PreshevaPRESS

Kamberin tash e tutje me më shumë minuta në Parlament të Serbisë, krijohet grupi i ri parlamentar

PreshevaPRESS