The exterior of a WHO building during an executive board meeting related to the coronavirus disease outbreak—in Geneva, Switzerland on April 6, 2021. REUTERS/Denis Balibouse

Tre ilaçe kundër COVID-19, OBSH nis testimet në 52 vende

Kur e gjithë bota vijon të jetë e gjunjëzuar nga pandemia dhe kur bëhet thirrje që qytetarë të vaksinohen, OBSH bën me dije se janë duke u testuar tre ilaçe të reja kundër Sars Cov 2.

Testimet klinike janë duke u kryer në 52 vende.

Kreu i OBSH-së bëri me dije se ‘Solidariteti PLUS’ do të testojë tre ilaçe, Artesunate, një trajtim për malarien e rëndë, Imatinib, një ilaç për kancere të caktuara dhe Infliximab, një trajtim për çrregullimet e sistemit imunitar siç është Sëmundja e Crohn.

Në testim, ilaçi Artesunate do të administrohet në mënyrë intravenoze për shtatë ditë, duke përdorur dozën standarde të rekomanduar për trajtimin e malaries së rëndë. Imatinib do të administrohet me gojë, një herë në ditë, për 14 ditë. Infliximab, që përdoret për të trajtuar sëmundjet e sistemit imunitar në testim, do të administrohet intravenoz si një dozë e vetme.

Deri më tani, vetëm kortikosteroidet janë vërtetuar efektivë kundër gjendjes kritike të COVID-19.

Drejtuesit e projektit në OBSH thanë se ilaçet tashmë janë dërguar në më shumë se 10 vende.

Vitin e kaluar testimet zbuluan se të katër ilaçet: Remdesivir, Hidroksilklorinë, Lopinavir/Ritonavir dhe Interferon, kishin pak ose aspak efekt tek pacientet me COVID.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS