“Nëse analizojmë seriozisht rezultatet, mund të shohim se ka një tendencë të lehtë në rënie në numrin e pacientëve, pozitivë dhe të vdekur, por kjo nuk vlen për qendrat e mëdha. Nuk ka rënie në qendrat klinike dhe spitalet e mëdha ende janë ende të mbingarkuara. Këto janë elementë për të filluar lehtësimin e masave dhe për të filluar të mendojmë për zbutjen e tyre, “tha epidemiologu Branislav Tiodorovic për N1.
Me rastin e kremtimeve të paralajmëruara të Vitit të Ri, ai tha se pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave ranë dakord që “nuk kemi elementë për t’i mundësuar ato”, si dhe se Policia Komunale është përgjegjëse për festime të mundshme të paligjshme.
“Ne duhet të jemi të qartë se duhet të ruajmë shëndetin dhe se vetëm shëndeti mund të ruajë ekonominë tonë. Që nga miratimi i ligjit dhe përfshirja e Policisë Komunale nga pesëmbëdhjetë ditë më parë, nkemi rezultate pak më të mira, të paktën sipas raporteve të tyre. Më tepër po ndëshkohen dhe më shumë po zbatohen masat. Ndoshta mund të thuhet se kishte një efekt … është shumë e rëndësishme që të kuptojmë se po sillemi me përgjegjësi ”, ka thënë Tiodorović.
Ai vlerëson se shumica e popullsisë e kupton seriozitetin e situatës, por gjithashtu se “një përqindje e vogël e qytetarëve mund të krijojnë probleme”.
“Nëse punojmë për fundjavën deri në orën 3 pasdite, do të sigurohemi që njerëzit ta bëjnë atë, në mënyrë që të mos krijojnë turma gjatë ditëve të punës. Atëherë do të kishim më pak presion në prag të Vitit të Ri. Sidoqoftë, ka pasur një farë presioni nga zinchiri i bizneseve të fushës së gastronomisë për një kohë të gjatë. Nëse i shihni raportet që na kanë paraqitur inspektoriatet, një pjesë e mirë e tyre ende i respektojnë masat, mundë të thuhet se shumica e bisneseve në gastronomi i rrespektojnë oraret e punës, “thotë ai.
Tiodorović deklaron se zgjatja e orareve të punës për disa biznese, e cila u vendos këtë javë, u bë me qëllim të zvogëlimit të turmave. Duke folur rreth takimit të ardhshëm të Shtabit të Krizave, ai thotë se do të bëhet vlerësimi i situatës epidemiologjike, dhe se bazuar në rezultatet mbi numrin e infektimeve, do të merret vendimi për orarin e punës për ditët në vijim. Ai vlerson se nuk do të paraqitet nevoja për orë policore gjatë festës së Vitit të Ri.
Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.