“Duhet të presim një lloj shtrëngimi të masave ekzistuese,” ka thënë para seancës së Shtabit republikan të krizave, epidemiologu Branislav Tiodorovoic në një bisedë me gazetën “Nova”.
Meqenëse sot është mbledhja e Shtabit të krizave, dr.Tiodorovic tregon për Nova.rs atë që na pritet të bisedohet dhe masat të cilat do të diskutohen në këtë takim.
“Duhet të presim një lloj shtrëngimi të masave ekzistuese. Kjo do të thotë maska në ambiente të mbyllura, distancë në zonat e brendshme dhe të jashtme dhe dezinfektim. E gjithë kjo ka rënë shumë në këtë periudhë. Ne shohim që nuk ishte kështu në qendrat tregtare, tubimet, festimet, dhe si pasojë të gjithë kemi një rritje të numrit të pacientëve. Në qendrat tregtare, ka akoma roje covid që theksojnë se maska duhet bartur, por kjo nuk praktikohet më kudo” shpjegon epidemiologu.
Tiodorovic beson se nëse respektohen masat, nuk ka nevojë të kufizohet puna e bizneseve në fushën e gastronomisë.
“Do të apelohen tek të gjithë punëtorët në fushën e gastronomisë që të vaksinohen. Kjo mund të jetë e vërtetë si për restorantet ashtu edhe për klubet e natës, dhe nuk mendoj se mund të dëmtojë të kesh mbishkrimin “ata që janë vaksinuar, ata që janë testuar dhe e kanë kaluar” në hyrje të pjesës së brendshme të objektit. Kjo do të krijonte një atmosferë që të gjithë të referoheshin për vaksinim ose testim. A ja vlen të testoheni çdo ditë të dytë ose të tretë, është një kosto e madhe financiare. Kjo është arsyeja pse këshilla është të vaksinoheni, do të jeni të lirë si një zog në qiell! “Nuk është vetëm një propagandë, është diçka normale në botë,” thekson epidemiologu.
Branislav Tiodorovic tregon faktin se shumica e personave të sapo infektuar me Covir19, janë të ata që po kthehen nga pushimet verore.
“Ata arritën nga vende që njihen si vatra infektimi si Greqia, Mali i Zi dhe bregdeti dalmat. Sidoqoftë, numri i punëtorëve tanë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit është gjithashtu interesant. Për të hyrë në vend, ata do të duhet të kenë një test PCR, por për njerëzit tanë, as kjo nuk ishte një kusht. Sipas kushtetutës dhe ligjit, një qytetar i Serbisë gjithmonë mund të hyjë në vend, edhe nëse është i sëmurë. Ne kishim një situatë që kur bëhet PCR atë ditë, ajo është e vlefshme për 48 ose 72 orë, por një person mund të infektohet edhe pas dy orësh” thekson Dr. Tiodorovic.