Thaçi: Shkëmbimi i territoreve nuk do të diskutohet në Washington, janë dezinformata

Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se integriteti territorial i Kosovës nuk do të jetë në asnjë mënyrë çështje diskutimi në takimin me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.


Thaçi ka thënë se versionet se në dialogun Kosovë-Serbi do të diskutohet shkëmbimi i territoreve, janë dezinformata, raporton Gazeta Sinjali.

“Në asnjë anë, nuk pretendohet nga askush, as në Washington të cenojë integritetin territorial të vendin dhe i ftoj të gjithë të mos përhapin dezinformata për shkëmbim territoresh apo diçka”, deklaroi Thaçi para gazetarëve.

“As nuk do të ketë cenim të integritetit territorial, e në asnjë rrethanë, diskutim për integritetin e shtetit të Kosovës”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, “Kosova atje shkon si shtet i pavarur dhe sovran me Kushtetutën e vet si vend i pavarur sovran, dhe natyrisht si vend unik, me një politikë shumë shumë të qartë”.

“Prandaj, çdo pretendim dezinformues për të futur konfuzion në opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar është i paqëndrueshëm dhe është lajm i rrejshëm”, u shpreh Thaçi

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS