Thaçi paralajmëron bashkimin e partive politike në Kosovë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar bashkimin e të gjitha forcave politike brenda Kosovës për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.


Thaçi këtë paralajmërim e ka bërë pasi Sekretari i SHBA-ve, Mike Pompeo, paralajmëroi një miliard dollarë investime në Evropë për energji elektrike. Sipas Thaçit, me koordinimin ndërmjet SHBA-së dhe Evropës do të forcohet uniteti i aleatëve perëndimorë të Kosovës.

“Paralajmërimi i tij për një koordinim më të madh ndërmjet SHBA-së dhe Evropës do të forcojë unitetin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, i cili në tri vjetët e fundit kishte munguar.

Ky unitet do të reflektojë edhe në bashkimin e të gjitha forcave politike brenda Kosovës, duke krijuar një bazë të fuqishme për tejkalimin e sfidave historike që janë para nesh”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i vendit ka thënë gjithashtu se me unifikim e aleatëve të Kosovës duhet të arrihet marrëveshja me Serbinë.

“Bashkimi i aleatëve strategjikë perëndimorë të Kosovës, e bën të domosdoshëm përfundimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke projektuar të ardhmen e shtetit tonë, bazuar në paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Evropa shënon rekord të ri të popullsisë me mbi 450 milionë banorë

PreshevaPRESS

Tre shqiptar të vdekur dhe 4 të lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Koblenz të Gjermanisë

PreshevaPRESS

Lidët e BE-së e telefonojnë Trumpin nga Kievi për të nxitur armëpushim 30-ditor

PreshevaPRESS