Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit në Preshevë

Sot në zyrën e Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Preshevës është mbajtur mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit në Preshevë.


Siç është njoftuar opinioni publik përmes faqes së Komunës së Preshevës në rrjetin shoqëror Facebook, në këtë takim u diskutua për situatën e sigurisë në Komunën e Preshevës, me theks të veçantë në rastet e fundit të ndodhura në shkollat që funksionojnë në teritorin e komunës së Preshevës.

“Gjithashtu, në këtë takim u ngrit si çështje përdorimi i substancave narkotike nga të rinjët.” thuhet në njoftimin e Komunës së Preshevës.

Këshilli u dakurdua për masat që do të ndërmerren për parandalimin dhe ngritjen e sigurisë në territorin e Komunës së Preshevës, thuhet në përfundim të këtij njoftimi.

Edhe pse në njoftimin e Komunës së Preshevës thuhet se u diskutua për rastet e fundit të ndodhura në shkollat e komunës së Preshevësz në fotografinë e publikuar me njoftimin, shihet vetëm drejtori i gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

PreshevaPRESS

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

PreshevaPRESS

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

PreshevaPRESS