Në vendkalimin kufitar Horgosh, doganierët, në bashkëpunim me policinë, dje kanë sekuestruar rreth 300 kg. duhan për nargjile, vlera e së cilës është rreth 18,000 euro.
Rasti u zbulua kur një furgon i mallrave me targa të Bujanocit dhe një rimorkio me regjistrim gjerman arritën në vendin për kontroll në hyrje të Serbisë thuhet në njoftimim e administratës doganore, duke shtuar se shoferi 21-vjeçar, një shtetas serb nga Terrnoci i Madh dhe shoqëruesi i tij 40-vjeçar nga i njëjti vend rreth Bujanocit, ata raportuan për çdoganim mobiljesh të reja dhe një motor të përdorur.
Përveç mallrave të raportuara, në pjesën e ngarkesës së furgonit, si dhe në dyshemenë afër sediljes së pasagjerit, doganierët gjetën 300 kanaçe plastike me një kilogram duhan të ndryshëm për nargjile të markës “7 Days”.
Disa nga aromat e nargjileve të padeklaruara ishin në kuti kartoni pranë mobiljeve, dhe disa ishin fshehur brenda.
Meqenëse vlera e parashikuar e mallit të sekuestruar tejkalon një të tretën e vlerës së automjetit, furgoni dhe rimorkio gjithashtu janë konfiskuar nga dogana. /JugPress