Tensione në NATO për ndërhyrjen turke në Siri

Takimi i ministrave të Mbrojtjes në NATO, ditën e enjte, duhet të zgjidhë dallimet që janë shfaqur në Aleancë pas operacionit të nisur nga Turqia, një prej anëtarëve të saj, në verilindje të Sirisë, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.


“Nuk mund të mohojmë se ka mosmarrëveshje. Mosmarrëveshjet midis aleatëve janë problematike dhe kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një diskutim të sinqertë dhe të hapur në mbledhjen e ministrave”, shpjegoi ai.

Jens Stoltenberg refuzoi ta dënojë ndërhyrjen ushtarake turke, nisur më 9 tetor nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kundër milicisë kurde. Nga ana tjetër, ai këmbënguli në shqetësimet e ligjshme për sigurinë të paraqitura nga Turqia, si arsye për kryerjen e këtij sulmi./ATSH

ARTIKUJT E NGJASHËM

Tërmet i madh në Tajlandë, ndërtesa mbi 20-katëshe rrëzohet

PreshevaPRESS

Takimi SHBA-Rusi në Riad: Ku është Zelensky?

PreshevaPRESS

Përmbyset avioni në pistë në aeroportin e Torontos, plagosen 15 persona

PreshevaPRESS