Balla: Mbështes plotësisht kërkesat e popullisë shqiptare të Luginës së Preshevës

Deputeti i vetëm shqiptar në Beograd, njëherit kryetari i Partisë për Veprim Demoktratik, Shaip Kamberi, ka vizituar dje Tiranën.


Kamberi gjatë ditës së djeshme ka vizituar Tiranën dhe ka takuar ndamas, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe shefit e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ka qenë deputeti Kamberi ai që pas takimeve ka njoftuar përmes llogarisë së tij në facebook.

“Në Tiranë sot takova Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, z.Taulant Balla.

I njoftova me kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ia dorëzuam Presidentit të Republikës së Serbisë.

Nga Kryeministri Rama kërkova angazhim dhe mbështetje për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës” – ka njoftuar Shaip Kamberi në facebook.

Për takimin me Kamberin ka shkruar edhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili përmes një njoftimi në facebook ka shkruar se mbështet plotësisht kërkesat e popullisë shqiptare të Luginës së Preshevës për eleminimin e dallimeve ekonomike, sociale e politike të cilat pengojnë pjesmarrjen efektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

“Shumë i nderuar të mirëpres Shaip Kamberi, deputetin e sapozgjedhur shqiptar në Parlamentin e Serbisë, përfaqësues i Luginës së Preshevës. Mbështes plotësisht kërkesat e popullisë shqiptare të Luginës së Preshevës për eleminimin e dallimeve ekonomike, sociale e politike të cilat pengojnë pjesmarrjen efektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Është shumë i rëndësishëm trajtimi i nevojave të tyre nga Qeveria e Serbisë në përputhje me parimet ndërkombëtare të respektimit të pakicave.” ka shkruar Balla në faqen e tij në rrjetin shoqëror facebook. 

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS