Tashi njofton për ndërtimin e një amfiteatri veror në parkun “Ylberi”

Nagip Tashi, ideatori i parkut të fëmijëve “Ylberi”, ka bërë të ditur se së shpejti do të nisë realizimin e një amfiteatri veror brenda parkut.


Sipas tij, kjo hapësirë e re do t’u shërbejë çerdheve, shkollave dhe organizatave joqeveritare për aktivitete edukative, promovuese, sportive dhe sensibilizuese.

Tashi ka deklaruar se me këtë projekt përmbyll misionin e tij për mbështetje materiale ndaj publikut, duke theksuar se “me këtë postim po dua t’ju bëj me dije se misioni im, duke ju mbështetur materialisht, ka përfunduar. Faleminderit përjetësisht.”

Ai ka sqaruar se ideja për amfiteatrin është e hershme dhe se ndërtimi do të bëhet plotësisht në mënyrë vullnetare, pa kërkuar mbështetje financiare.

Përmes një thirrjeje publike, Tashi ka ftuar qytetarët të kontribuojnë me materiale të riciklueshme që mund të shfrytëzohen në projekt.

“Nëse dikush heq material, dërrasa apo gjëra të ngjashme që mendon t’i hedhë, më lajmëroni. Faleminderit.”

Në përfundim, ai ka publikuar disa ilustrime të projektit, duke e shoqëruar njoftimin me mesazhin: *“Ecim para…”/FOLOnline

ARTIKUJT E NGJASHËM

Ka përfunduar procesi vlerësues i projekteve të mediave në konkursin e KKSH-së

PreshevaPRESS

Lugina e Preshevës në fokusin e Kongresit Amerikan / Kamberi: Një kapitull i ri

PreshevaPRESS

Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc dorëhiqet pas 28 vitesh në këtë pozitë

PreshevaPRESS