Sulmohet një xhami në Gjermani

Policia njoftoi se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe bëhet fjalë për një ose më shumë sulmues.


Në qytetin Schleswig, afër qytetit Hamburg të Gjermanisë është vandalizuar një xhami, me ç’rast u shqye një Kuran dhe është hedhur në tualet.

Përveç kësaj, gjithashtu janë shkulur çezmat dhe u shkaktuan dëme materiale në xhami, e cila vepron nën autoritetin e Drejtorisë Turke për Çështje Fetare të Bashkësisë Islame Turke në Gjermani (DITIB).

Policia njoftoi se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe bëhet fjalë për një ose më shumë sulmues.

Sipas policisë, gjatë sulmit Kur’ani është shqyer në disa pjesë dhe hetimet kanë nisur lidhur me rastin.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Tërmet i madh në Tajlandë, ndërtesa mbi 20-katëshe rrëzohet

PreshevaPRESS

Takimi SHBA-Rusi në Riad: Ku është Zelensky?

PreshevaPRESS

Përmbyset avioni në pistë në aeroportin e Torontos, plagosen 15 persona

PreshevaPRESS