SOT SHQYRTOHET MUNDËSIA E KTHIMIT TË VETË-IZOLIMIT TË OBLIGUAR / VIDEO

Nga e premtja në ora 18:00 forcohen masat për luftimin e shpërndarjes së pandemisë Covid19 duke futur në funksion monitorim rigoroz për të gjithë qytetarët që hyjnë në Serbi.


Nga dita e premte, duke filluar në ora 18:00, do të fuqizohen masat e reja kundër shpërndarjes së pandemisë Covid19.

Pas mbledhjes së Shtabit republikan per parandalimin e shpërndarjes së pandemisë Covid19, është vendosur të vendoset monitorim rigoroz për të gjithë qytetarët e Serbisë që kthehen nga vendet evropiane, ka bërë të ditrur zëvendësdrejtoresha e Institutit Darija Kisić Tepavčević.

Gjate ketij adresimi, Kisić u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që gjinden jasht territorit të Serbisë të kthehen në Serbi para të premtes, sepse do të hyjë në fuqi vendimi për monitorimin rigoroz, e cila, siç shpjegoi ajo, nuk nënkupton karantinë dhe vetë-izolim.

Shtabi i krizës për masat e mundshme të vetë-izolimit

Shtabi republikan i krizave për luftën kundër pandemisë do të shqyrtojë sot nëse do të vendosë masën e vetë-izolimit të detyrueshëm 10-ditor të qytetarëve që kthehen nga pushimet e realizuara në Mal të Zi dhe Kroaci.

Siç njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë e Serbisë, rritja e lehtë e numrit të të infektuarve me koronavirus në Serbi është pasojë e kthimit të qytetarëve nga pushimet verore.

https://www.facebook.com/PreshevaPRESS/videos/714308772509945/

ARTIKUJT E NGJASHËM

Sinani e Pajaziti në takim me përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë të Serbisë

PreshevaPRESS

Përfaqësuesit e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Bujanoc dhe Preshevë

PreshevaPRESS

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS