Sot, më 13 shkurt, shënohet Dita Botërore e Radios, e shpallur nga UNESCO, një ditë që nderon fuqinë e fjalës dhe ndikimin e radios në jetën e përditshme të qytetarëve.
Radio mbetet një ndër platformat më të fuqishme të informimit, edukimit dhe argëtimit, duke depërtuar gjithandej, aty ku teknologjia tjetër ndonjëherë nuk arrin.
Radio mbetet mediumi më i afërt me njerëzit – në makinë, në punë, në shtëpi.
