Sot mbahet takimi dy orësh mes Qeverisë së Serbisë dhe shqiptarëve të Luginës

Bisedimet e filluara mes Qeverisë së Serbisë të përfaqësuar nga Ministrja për të drejtat e njeriut e pakicave dhe dialogun social në njërën anë, dhe përfaqësuesve politik të Luginës së Preshevës të përfaqësuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, sot vazhdojnë me raundin e radhës.]


Gjatë këtij takimi të quajtur “Dialogu social në respektim të Planit shtatë pikësh” do të diskutohet rreth temës së integrimit të shqiptarëve në institucionet shtetërore. I gjithë aktiviteti është paraparë të zhvillohet në objektin e  degës së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, nga ora 10:00 deri në orën 13:00, kur edhe është paraparë konferenca për media.

Në këtë raund të bisedimeve mes Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve politik të Luginës, përveç Ministres Çomiq, sipas agjendës në Bujanoc do të qëndrojnë edhe  Maja Popoviq, Ministre e Drejtësisë, Darija Kisiq Tepavçeviq – Ministre për punën, çështjet sociale dhe të veteranëve, sekretari shtetëror në Ministrinë e shëndetësisë Mirsad Đerlek, Aleksandar Adamoviq, ushtrues detyre i ndihmës ministrit për ndërtim, transport dhe infrastrukturë, si dhe lehtësuesi i këtij dialogu, Ambasadori i OSBE-së në Serbi, Jan Brathu.

Pjesa e dytë e bisedimeve do të përqëndrohet në analizën e gjendjes në lidhje me integrimin e shqiptarve në institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë, e rreth të cilës do të flasin kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafi dhe ushtruesja e detyrës së drejtorit të Trupit koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Daniela Nenadiq.

 Bisedimet që do të zgjasin në total dy orë, do të përfundojnë në ora 13:00 kur edhe është planifikuar konferencë për media, në lidhje me çka është biseduar gjatë këtij raundi të bisedimeve.

Ky është takimi i dytë në kuadër të bisedimeve mes Qeverisë së Serbisë dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës që mbahet në Bujanoc. Takimi i parë ka pasë për diskutim temat e arsimit në gjuhën shqipe dhe çështjen e diplomave të Republikës së Kosovës dhe ka përfunduar pa ndonjë rezultat.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS