Sot mbahet Seanca e VI-të e Kuvendit të Komunës së Preshevës

Sot në ora 10:00, në sallën e madhe të Kuvendit Komunal të Preshevës, do të zhvillohet Seanca e VI-të e rregullt e Kuvendit Komunal, e thirrur nga kryetari i Kuvendit në bazë të dispozitave ligjore për vetëqeverisjen lokale, Statutit të Komunës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit.


Këshilltarët komunalë pritet të shqyrtojnë dhe miratojnë këto pika:

  1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga Seanca e V-të e Kuvendit, e mbajtur më 20 tetor 2025.
  2. Rishikimi i tretë i buxhetit të Komunës së Preshevës për vitin 2025 dhe miratimi i Propozim-Vendimit përkatës.
  3. Shkarkimi dhe emërimi i një anëtari të Këshillit Drejtues të Entit Parashkollor “8 Marsi”.
  4. Pyetjet e këshilltarëve, sipas procedurës së zakonshme të Kuvendit.

Seanca e sotme pritet të jetë me rëndësi të veçantë për çështjet financiare të komunës dhe për funksionimin e institucionit parashkollor “8 Marsi”, ndërsa pritet të zhvillohet me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve komunalë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

PreshevaPRESS

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

PreshevaPRESS

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës

PreshevaPRESS