Siri: SHBA akuzon qeverinë për sulm të ri me armë kimike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar qeverinë siriane për një sulm të ri me armë kimike.


“Ne po mbledhim ende informacion mbi incidentin e së dielës, por përsërisim paralajmërimin tonë se nëse regjimi i Asad përdor armë kimike, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të përgjigjen shpejt dhe në mënyrë të duhur”, tha të martën zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus.

Ortagus tha se sulmi i dyshuar ishte pjesë e një fushate të dhunshme të forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad, duke shkelur një armëpushim që ka mbrojtur disa milionë civilë në zonën më të madhe Idlib.

“Sulmet e regjimit kundër bashkësive të Sirisë veri-perëndimore duhet të përfundojnë”, është thënë në deklaratë.

“Shtetet e Bashkuara përsërisin paralajmërimin e tyre, të lëshuar fillimisht nga Presidenti Trump në shtator 2018, se një sulm kundër zonës së de-eskalacionit Idlib do të ishte një përshkallëzim i pamatur që kërcënon të destabilizojë rajonin”, shkruan The Guardian.

Në janar, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, John Bolton, paralajmëroi qeverinë siriane kundër përdorimit të armëve kimike përsëri.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS