SINANI: TAKIME VËLLAZËRORE ME MINISTRAT ZEMAJ DHE BAJRAMI

Përfaqësuesit e Partisë për Veprim Demokratik, të cilët së bashku me përfaqësuesit politikë të Luginës sot u pritën nga Kryeministri Hoti, kanë vazhduar takimet ndamas edhe me Ministren e financave në Qeverinë Hoti, Hykmete Bajrami.


Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, i shoqëruar nga kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, dhe kryetarin e KKSH-së, Ragmi Mustafa, pas takimit me Kryeministrin Hoti kanë takuar edhe Ministren e financave të Qeverisë së Kosovës, Hykmete Bajrami.

Përmes një postimi në profilin e saj në facebook, Sinani këto takime i ka cilësuar vëllazërore dhe vazhdimësi e traditës 30 vjeçare të bashkëpunimit të PVD-së me Qeverinë e Kosovës.

Ndryshe, Sinani ndamas nga delegacioni i përfaqësuesve politikë të Luginës, përveç Kryeministrit Hoti, bashkë me kryetarin e KKSH-së, Mustafa dhe kryetarin e Bujanocit , Arifi, ka takuar ministrin Zemaj, derisa së bashku me kryetarin e PVD-së, Kamberi dhe kryetarin e KKSH-së, Mustafa, ka takuar ministren Bajrami.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Ardita Sinanit të publikuar në profilin e saj në rrjetin social facbook:

Takime vëllazërore, mbi të gjitha frytëdhënëse me ministren znj. Hykmete Bajrami dhe ministrin z. Armend Zemaj.

Vazhdim i traditës 3 dekada të PVD-së për bashkëpunim institucional mes Republikës së Kosovës dhe Luginës së Preshevës!

Pafund mirënjohëse Qeverisë së Republikës së Kosovës për gatishmërinë që të jenë krah Shqiptarëve të Luginës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS