Sinani pret në takim ish liderin e shqiptarëve të Luginës, Riza Halimin

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur sot në kabinetin e saj liderin e shqiptarëve të Luginës në vitet e 90′ të shekullit tê kaluar, Riza Halimin i cili shoqërohej nga bashkëshortja e tij, dhe nga drejtori i Gjimnazit “Skënderbeu” në Preshevë.


Postimi i Sinanit me këtë rast:

Sot pata kënaqësinë të pres në zyrën time ish-kryetarin e parë të komunës, z. Riza Halimi, njeriun që më mbështeti dhe më hapi rrugën për zhvillimin tim politik. 🙏

Z. Riza Halimi nuk ishte vetëm udhëheqësi i parë i Preshevës që më ngriti dhe më mbështeti politikisht, por mbi të gjitha është themeluesi i partisë së parë politike shqiptare në Luginën e Preshevës, duke u radhitur përkrah liderëve të parë shqiptarë dhe rajonalë të sistemit pluralist.

Si ish-Kryetar Komune dhe ish-deputet popullor, z. Halimi mbeti figura kryesore politike në Luginën e Preshevës, veçanërisht gjatë regjimit shovenist të Sllobodan Millosheviqit dhe viteve që pasuan rënien e tij. Ai ishte hartuesi dhe zbatuesi i politikave themelore që udhëhoqën shqiptarët e Luginës për më shumë se dy dekada, duke bashkëorganizuar Referendumin historik të 1 dhe 2 marsit 1992, dhe duke mbajtur mbi supe barrën e rezistencës institucionale e partiake, si edhe duke mbështetur rezistencën e armatosur të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. ✊

Me formim arsimor në shkencat fizike, z. Riza Halimi ka qenë gjithmonë një figurë politike me theks të veçantë në shërbim të kombit, shoqërisë, qytetarit dhe dinjitetit njerëzor. Sot, në pension të merituar, ai vizitoi kabinetin tonë, së bashku me bashkëshorten e tij, zonjën Sevdije, për të shprehur urimet për një qeverisje të mirë dhe reformatore. Në këtë takim mori pjesë edhe anëtari i Kryesisë Qendrore të PVD-së, z. Nadër Sadiku, njëherazi edhe Drejtor i Gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë. 🤝

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS