Sinani: Martinoviq sikur shefi i tij Vuçiq vazhdon me deklarime skandaloze

Pas deklaratave të ministrit serb Aleksandar Martinoviq se nuk ka pasivizim të adresave të shqiptarëve në Luginë dhe kritikave të tij ndaj Ardita Sinanit, ka reaguar kjo e fundit duke e quajtur skandaloz Martinoviqin.


Reagimi i plotë i Ardita Sinanit

Figura të reja…mentalitet i njejt!

Para disa ditësh, ministri i pushtetit lokal dhe vetëqeverisjes lokale, Aleksandar Martinoviq u emërua kryetar i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Por, ashtu si komplet garnitura e partisë pushtet të Vuçiqit, edhe Aleksandar Martinoviq nuk kishte si të bënte përjashtim nga mentaliteti i deklarimeve skandaloze.

Në deklarimin e fundit për media të kryetarit të Trupit Koordinues, është marrë me mua, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe senatorë të përvetshëm që sipas tij po udhëheqin fushatë mediale ndaj Serbisë.

Sipas Martinoviq, nuk mund të bëhet fjalë kurrë për reciprocitet në të drejta mes shqiptarëve që jetojnë në Serbi, e në veçanti në Luginë të Preshevës dhe pakicës serbe që jeton në Republikën e Kosovës.

Në anën tjetër, nuk ka folur as edhe një fjalë të vetme për diskriminimin shtetërorë që i bëhet shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, as për pasivizimin e adresave e as për rekonstruimin e Trupit Koordinues, obligim të cilin tash e sa vite e ka marrë Qeveria serbe me nënshkrimin e saj.

Prandaj reciprociteti në të drejta është zgjidhja e duhur dhe më afatgjate që siguron barazi e liri të barabarta për të gjithë.

E për Serbinë dhe të ardhmen europiane të saj është më se e nevojshme pajtimi me realitetin e ri.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS