SINANI IA NUMËRON DËSHTIMET E QEVERISJES SË APN-së NË VITIN 2019

Përmes një shkrimi autorial, nënkryetarja e PVD-së për Preshevën, Ardita Sinani, ka numëruar dështimet e qeverisjes së Shqiprim Arifit me komunën e Preshevës gjatë vitit 2019.


Edhe pse opozita bojkotoi seancën e fundit të Kuvendit Komunal në të cilin u miratua Buxheti i Komunës së Preshevës për vitin 2020, ish kryetarja e Preshevës, njëherë kryetare e PVD-së për degën e Preshevës, Ardita Sinani, është përkujdesur që përmes një analize për vitin që po lëmë pas të numërojë dështimet e qeverisjes lokale, të udhëhequr nga Shqiprim Arifi.

Sipas Sinanit viti 2019 karakterizohet me një buxhet megaloman, imagjinar dhe joserioz, duke u karakterizuar me mungesë të transparencës në të gjitha aspektet e sidomos në shpenzimet e parasë publike.

“Paaftësia e kryetarit të komunës për të menaxhuar paranë publike dhe planifikuar një buxhet serioz, mungesa e aftësisë për të zhvilluar ekonomikisht komunën e Preshevës ashtu edhe si është trumbetuar nga vet ai që do të ndikonte në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë, ka humbur shpresën.” thuhet në hyrje të kësaj analize të shkruar nga Sinani.

Tutje në këtë shkrim autorial, Sinani shkruan se ky pushtet më së miri ka realizuar pjesën buxhetore që ka të bëjë me harxhimet e udhëtimeve zyrtare duke prodhuar foto albume siç shkruan ajo, nga të cilat nuk përfitojnë asgjë qytetarët e Preshevës të cilët po luftojnë për mbijetesë.

“Kjo qeverisje ka ofruar vetëm joseriozitet dhe paaftësi. Asnjë vit nuk është ofruar buxhet zhvillimor apo të krijimit të vendeve të reja të punës përkundrazi largohet projekti NZS apo programi socio-ekonomik për ti mundësuar të rinjve të paktën praktikën profesionale qoftë edhe për një vit.” shkruan Sinani në pjesën e zhvillimit ekonomik në kuadër të kësaj analize.

Gjatë analizës për vitin 2019, Ardita Sinani nuk ka lënë pa përmendur edhe premtimet dhe projektet që sipas saj, qeverisja lokale në krye me Shqiprim Arifin, kryetarin e APN-së, po vazhdon të i përsëritë dhe të i bartë nga viti në vit duke mos realizuar asgjë.

“Për asnjë moment nuk është ofruar ndonjë ide që prodhon përparim por kanë ofruar vetëm regres, papërgjegjshmëri, mos transparencë dhe loja me ndjenjat e qytetarëve që i kanë të freskëta premtimet boshe si për sjelljen e investitorëve të huaj, ujë 24 orë në ditë, wi-fi në tërë qytetin, prodhimin solar, ndrrimin e gypave të azbestit, fabrika e peletit, interspeed-in, fabrikën e ketchup-it, masterfruit e për asnjë moment nuk e harrojnë investitorin “fantom” me Tatoo!” shkruan Sinani derisa kujton premtimet e Shqiprim Arifit.

Krejt në fund, Sinani shprehet se është koha që të marrë fund keqpërdorimi i parasë publike, siç shkruan ajo .

“Nënvlerësimi i inteligjencës së shëndosh të qytetarëve të Preshevës, duke u munduar t’i mashtroj me plasimin e gënjeshtrave të përgjithshme, dhe të njëjtën kohë duke keqpërdorur paranë publike, duhet të filloj të marrë fund.” përfundon këtë analizë Ardita Sinani, kryetare e PVD-së për degën e Preshevës.

Në vazhdim po ju sjellim analizën e plotë për vitin 2019 të shkruar nga Ardita Sinani. 

https://www.facebook.com/ardita.sinani/posts/2974697202550133

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS