Si ndodhi ndalimi i infermieres shqiptare nga policia serbe?

Policia serbe gjatë ditës së diel ka ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, infermieren nga Ferizaj, Linda Fetahu-Krivanjeva.


Ajo ka bërë të ditur se arsyeja e ndalesës ishin pyetjet mbi konfliktin e armatosur në Luginë të Preshevës, por dhe të kaluarën e saj gjatë luftës në Kosovë, transmeton PreshevaPRESS.

Lidhur me rastin, informata shtesë ka dhënë gazetarja korrespodente, Qliresa Hasani në emisionin “Ora Shtatë”.

“Infermieria u ndalua gjatë kohës kur ishte duke udhëtuar me familjen e saj drejt varrit të babait, por rrjedhimisht duke shkuar të vizitojë familjen e saj në Luginën e Preshevës nga dhe e ka prejardhjen. Policia serbe për më shumë se tri orë e ka mbajtur Lindën veçmas familjes së saj duke e marrë në pyetje gjerë e gjatë”, tha Hasani.

“Është bërë e ditur që Linda do të ketë gjithmonë probleme të tilla, dhe ka hyrë në listën e atyre që do të jenë vazhdimisht të penguar për lëvizje të lira”, u shpreh tutje Hasani.

Sipas gazetares, infermieria Linda është kthyer mirë në Kosovë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Themeluesja e Livrit me kritika për KKSH-në rreth takimit të sotëm: Shumë keq, shumë – Skandal

PreshevaPRESS

Sinani e Pajaziti takojnë kongresmenët amerikanë

PreshevaPRESS

Delegacioni i kongresistëve në Preshevë: Ka probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë

PreshevaPRESS