Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, organizon manifestim kulturor me rastin e shënimit të 80-vjetorit të themelimit të shkollës së parë në gjuhën shqipe në këtë komunë.
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e këtij institucioni në facebook, bëhet e ditur se me datë 7 shkurt, ditë e premte, me fillim në ora 13:00, do të organizohet manifestim kulturor për të shenuar përvjetorin e tetëdhjetë të gurthemelit të arsimit në gjuhën shqipe në këtë komunë.
“Manifestimi kulturor mbahet në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” me program të zgjedhur kulturorë-artistik.” thuhet në këtë njoftimin.
Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të publikuar:
Shtëpia e Kulturës”Abdulla Krashnica” & Teatri i Qytetit Preshevë organizon:
Manifestim Kulturor
‐-‐———————————
Me rastin e shënimit të 80-vjetorit të themelimit të Shkollës së parë në gjuhën shqipe në komunën e Preshevës 📚✏️
Ju ftojmë që më: 07 Shkurt (e premte) 2025
Ora: 13.00 të merrni pjesë në manifestimin kulturorë kushtuar kësaj dite shumë të rëndësishme për komunën tonë.
Manifestimi kulturor mbahet në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” me program të zgjedhur kulturorë-artistik.
Ju mirëpresim !