Shtatë vjet nga vdekja e Astirit Dehari, vajza e tij me mbishkrim në duar “Drejtësi për babin”

Familjarë, qytetarë e aktivistë të premten kanë mbajtur një aksion simbolik para Prokurorisë Speciale duke kërkuar drejtësi për Astrit Deahrin.


Më 5 nëntor bëhen shtatë vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, në burgun e Prizrenit, vdekje e cila nuk është zbardhur ende.

“’Prokurori mos të fle’; ‘7 vjet për Astritin janë shumë’, ishin disa nga pankartat që mbajtën në duar protestuesit. Në këtë aksion morën pjesë edhe prindërit, bashkëshortja e vajza e tij, që në duar mbante një mbishkrim “Drejtësi për babin”.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, theksoi se Astriti ka vdekur në rrethana të pasqaruara. Sipas tij, dëshmitarë po mbahen të fshehtë nga Prokuroria e cila nuk po jep asnjë sqarim lidhur me këtë rast. Ai theksoi që edhe Instituti i Zvicrës ka dëshmuar që Astriti nuk ka bërë vetëvrasje.

Babai i Astrit, Avni Dehari, theksoi se tashmë po bëhen 7 vjet që po kërkojnë drejtësi, duke shtuar se edhe arrestimi i tij ishte inskenim për qëllime politike. Ai shtoi se drejtësia është peng në duart e prokurorisë, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

“…një Prokurori nëse jo 7 ditë e 7 javë për 7 muaj do duhej ta zbardhte rastin. Është një drejtësi që po mbahet peng nga vet prokurori, të cilët deshën ta shpallin si vetëvrasje rastin e Astritit”.

“Nuk ka forcë që na bind ne edhe shokët tanë që ky rast të përfundojë si duan këta dy prokurorë që janë Sylë Hoxha e Afrim Shefkiu, janë dy prokurorë nën shërbim të këtyre politikave”.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shtetasit e Kosovës me pasaporta “koordinacija” nga mesi i tetorit pa viza në Schengen

PreshevaPRESS

Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë, Goffus: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët

PreshevaPRESS

ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

PreshevaPRESS