SHQIPTARËT KANË RUAJTUR PËRFAQËSIMIN NË KUVEND KOMUNAL

Komisionit Komunal Zgjedhor në Bujanoc ka thirrur mbledhjen e radhës për ora 15:00.


Sipas rezultateve preliminare që ka siguruar PreshevaPRESS, shqiptarët e komunës së Bujanocit kanë arritur për të ruajtur 26 mandate të këshilltarëve në Kuvendin Komunal, sa edhe kanë pasur në legjislaturën e kaluar.

Në bazë të këtyre rezultateve që ka siguruar PreshevaPRESS, PD ka 5048 vota, PVD 3727 vota, LPD 1965 vota, APN 1658 vota, UDSH 727 vota, SNS 4968 vota dhe SPS 1658 vota.

Me shpërndarjen e votava në mandate të këshilltarëve të Kuvendit Komunal në Bujanoc, PD do të i takojnë 10 mandate të këshilltarëve, njejt sikurse edhe SNS e Vuçiqit e cila ka arritur të siguroj vota për 10 këshilltarë në Kuvendin Komunal. PVD-së do të i takojnë 8 mandate, LPD-së 4 mandate, APN-së 3 mandate, SPS-së të Daçiqit 3 mandate, UDSH-së 1 mandat dhe dy listat e komunitetit rom do të përfaqësohen me nga një këshilltarë në Kuvendin Komunal.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shpërthen zjarri mbi malin e fshatit Corroticë

PreshevaPRESS

Kuvendit Komunal në Preshevë miraton llogarinë përfundimtare të buxhetit për vitit 2024

PreshevaPRESS

Qeveria e Kosovës në detyrë ndan mbi 626 mijë euro për mbështetjen e arsimit dhe lobimit për shqiptarët në Luginë të Preshevës

PreshevaPRESS