Shqiprim Arifi: Shaip Kamberi me aktakuzë për kohën e qeverisjes lokale

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, nuk duket se ka në plan të ndaloj së akuzuari kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi.


Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, gjatë ditës së djeshmi ka qenë i ftuar në emisionin “Debat Plus” të gazetarit Ermal Panduri në RTV Dukagjini, për të folur rreth situatës së krijuar së fundmi në Preshevë. Ai ka hedhur akuza të rënda në drejtim të Partisë për Veprim Demokratik dhe UÇPMB-së.

Arifi derisa ka thënë se Kamberi për 20 vite të qeverisjes së tij me Komunën e Bujanocit, ka bashkëqeverisur me partitë serbe, gjë që po provon ta fsheh duke akuzuar atë si të preferuarin e Vuçiq.

“Prej 20 viteve Shaipi dhe partia e tij vazhdimisht kanë qenë në bashkëpunim me Qeverinë e Serbisë me koalicione në nivel lokal. Kamberi në dy mandate ka qenë kryetar i Bujanocit dhe gjatë këtyre mandateve ka pasur koalicione me partinë e Vuçiqit, Daçiqit e po ashtu ka pasur koalicione me një parti radikale që është pasardhëse e Millosheviqit”, ka thënë Arifi në emisionin Debat Plus.

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se Shaip Kamberi prishi Marrëveshjen e Tiranës që unifikonte shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke dalë me listë të vetën në zgjedhje dhe hodhi akuza drejt ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit të Kosovës, Liburn Aliu.

Përveç tjerash Arifi tregoi një status të Kamberit në lidhje me ngritjen e një aktakuze ndaj tij sa ishte deputet në Parlamentin e Serbisë.

“Mua ma merr mendja, që në kohun kur ka qenë ai kryetar komune në Bujanoc, sepse ka qenë disa herë në bllokada Komuna e Bujanocit në aspektin financiar, ka mundësi me pasë elemente në të cilat Agjensioni kundër korrupsionit ka mundësi me ngrit edhe aktakuzë kundër tij” ka thënë Arifi gjatë emisionit në RTV Dukagjini.

Arifi duke iu përgjigjur akuzave të Kamberit se ky ka bashkëpunim me Vuçiqin, ai thotë se vet Kamberi ka dëshmuar në të kaluarën për bashkëpunimin me Vuçiqin.

I pari i Preshevës thotë se nuk ka pasur komunikim me Vuçiqin. Arifi thotë se ka bërë një spastrim politik të elitës politike 20-vjeçare në Luginën e Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS