Shqipëria hap sot dhe 4 kapituj për integrimin, Rama nga Brukseli: Ritëm rekord

Sot në Bruksel do të mbahet Konferenca e 6-të ndërqeveritare me e Shqipërisë me BE për çështjen e integrimit.


Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, Shqipëria pritet të hapë sot dhe 4 kapituj të tjerë të cilët i përkasin agjendës së gjelbër.

Takimi do të drejtohet nga Marie Bjerre, ministrja për Çështjet Evropiane e Danimarkës, vend që mban presidencën e BE-së dhe kryeministri Edi Rama, i cili udhëtoi drejt Brukselit një ditë më parë, shkruan A2cnn, transmeton PreshevaPRESS.

Pak para takimit, kreu i qeverisë bëri me dije përmes rrjeteve sociale se në 11 muaj, Shqipëria ka hapur 24 kapituj, gjë që sipas tij është një rekord.

“Me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin

PreshevaPRESS

Tragjedi në Llap / Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës

PreshevaPRESS

Bënin thirrje për xhihad, tri vjet burgim për dy të akuarit

PreshevaPRESS