Çdo vit i ri shkollorë për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës fillon me problemin e mungesës së teksteve në gjuhën shqipe, zvogëlimin e numrit të nxënësve, shuarjen e paraleleve, tepricën teknologjike të personelit arsimorë dhe cilësin e dobët të mësidhënies.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa është shprehur se sigurimi i teksteve është pjesë e betejës për arsim cilësor parën këtij institucioni, shkruan Titulli.com.
“Së shpejti, Këshilli Kombëtar Shqiptar do t’i sigurojë tekstet për shkollat fillore nga Republika e Shqipërisë, në bashkërendim me Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe të Serbisë dhe me bashkëpunimin e bashkësisë ndërkombëtare. Kjo do të hapë edhe mundësinë për shkollat e mesme”, ka thënë Mustafa.
Deri më tani për nxënësit e shkollave fillore janë siguruar 54 tekste në gjuhën shqipe ndërsa për mungojnë të gjitha tekstet në shkollat e mesme , përveç atyre të gjuhës serbe dhe gjuhëve të huaja.
Sipas statistikave komunale në komunën e Bujanociit funksionojnë 10 shkolla fillore të ndara në paralele edhe atë me mësim në gjuhën shqipe 5 shkolla, 4 me mësim në gjuhën serbe dhe shkolla “Desanka Maksiomoviq” në fshatin Bilaç me mësim të në gjuhën shqipe dhe atë serbe.
Në territorin e komunës së Preshevës funksionojnë 8 shkolla fillore të ndarë në 204 paralele të cilët shumica vijojnë mësimet në gjuhën shqipe dhe një pjesë e vogël e tyre në gjuhën serbe./TItulli.com