SHBA i hedh 40 tonë bomba në ishullin e pushtuar nga ISIS’i

Amerika hakmerret keq ndaj ISIS. Koalicioni i udhëhequr nga SHBA bëri me dije se luftëtarët amerikanë kanë hedhur 40 tonë bomba në një ishull përgjatë lumit “Tigris”, i cili është pushtuar nga militantët e ISIS.

“Ja si duket kur avionët amerikanë F15 dhe F35 hedhin 36.000 kg bomba në një ishull të ‘infektuar’ nga ISIS”, shkruan zëdhënësi i operacionit.

Pamjet tregojnë qartë shpërthimet masive që lëshoheshin nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA.

Trupat irakiane kundër terrorizmit shihen teksa ndjekin operacionin nga toka. Koalicioni tha se avionët ushtarakë F15 dhe F35 morën pjesë në bombardimet në ishullin Qanus në provincën qendrore të Salaheddine, në veri të kryeqytetit Bagdad.

Sulmi i së martës është pjesë e operacioneve të kryera nga forcat irakiane dhe koalicioni i udhëhequr nga SHBA kundër ISIS.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjithçka që dihet për marrëveshjen e armëpushimit mes Pakistanit dhe Indisë

PreshevaPRESS

Tërmet i madh në Tajlandë, ndërtesa mbi 20-katëshe rrëzohet

PreshevaPRESS

Takimi SHBA-Rusi në Riad: Ku është Zelensky?

PreshevaPRESS