Thellohet kriza mes SHBA’ve dhe Kinës, tregjet financiare janë shkundur nga lajmi sot se Kina iu përgjegj ndaj tarifave të vendosura të premten nga amerikanët me tarifa të saja ndaj prodhimeve amerikane.
Ministria e Financave kineze njoftoi sot se detyrimet e reja shtohen prej 5 % në 25 % për qindar produkte amerikane, përfshi këtu bateri, spinak dhe kafe. Këto tarifa në importe amerikane hyjnë në fuqi me 1 qershor, dhe i përfshinë 60 miliardë dollarë vlerë produktesh të eksporteve amerikane.
SHBA’të dhe Republika Popullore Kineze janë në një konflikte tregëtar që prej 10 muajsh dhe ngritja e tarifave nga Presidenti Donald Trump, të premten e kaluar është zhvillimi i fundit në mes dy fuqive kryesore ekonomike botërore. Zëvendës premieri kinez pritej të enjten në Washington, për të vazhduar dhe arritur marrëveshjen e re tregëtare kur u kuptua se Kina kishte redaktuar tërësisht dokumentin e marrëveshjes dhe kishte hequr dorë nga zotimet e pranuara gjatë negociatave, çka shkaktoi më pas përkeqësimin e situatës.
Presidenti Donald Trump paralajmëroi presidentin kinez Xi Jinping, sot përmes mediave sociale duke shkruar se “Kina do ta pësoj keq nëse nuk pajtohet për marrëveshjen tregtare. Ju kishit një marrëveshje të mirë pothuaj të përfunduar dhe u tërhoqët!”.
Këto zhvillime veç kanë filluar të dëmtojnë ekonominë kineze dhe kanë shqetësuar edhe furnitorët e fabrikave kineze.
Ekonomistë të ndryshëm parashikojnë se ekonominë kineze e presin probleme dhe ngadalësim i rritjes që e patën këtë vit pas një rënie të vazhdueshme që patën