SHARQEVIQ: LIBRAT NGA SHQIPËRIA PËR BIBLIOTEKAT SHKOLLORE

Sot në hapësirat e fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanoc siç edhe është paralajmëruar, Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë Besa Shahini ka zhvilluar takim me ministrin e Arsimit, Shkencë dhe Zhvillimit të Teknologjisë së Serbisë Mlladen Sharqeviq.

Në takim përveç përfaqësuesve të ministrive nga të dy shtetet ishin edhe ambasadori i Shqipërisë në Beograd, z.Ilir Boçka, i pari i komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z. Ragmi Mustafa.

Minsitri Sharqeviq duke folur për takimin derisa falemnderoi publikisht ministren Shahini për premtimin se Shqipëria do të dhurojë libra për bibliotekat shkollore në Luginë, ai paralajmëroi vendosjen e bashkëpunimit bilateral sa i përket fushës së teknologjisë në të dy shtetet që do të konkretizohet në javën e parë të muajit qershorë në Beograd gjatë Samitit të Ministrave të Rajonit.

“Përveç dëshirës dhe vullnetit, duhet shumë ndihmë dhe përkrahje përfshirë të gjithë akterët në Serbi dhe ndihmën e kolegëve nga Shqipëria, ne mundemi të përkthejmë një numër të rëndësishëm të teksteve mësimore me përkthyes nga Shqipëria e nga katedra e albanologjisë në Beograd.  Gjithashtu siç tha kolegia Shahini munden të përdoren disa tekste nga Shqipëria, gjithmonë nëse ekspertët e të dy shteteve gjejnë ngjashmërinë e kurikulave mësimore në të dy shtetet.” u shpreh ministri serb derisa foli për tekstet.

Nga të dy minsitrat çështja e arsimit përmes deklaratave u lexua si një problem i madh për zgjidhjen e të cilit nuk ka dakordësi por edhe më tutje po mbetet në nivelin e shpresës dhe vullnetit për të gjetur një zgjidhje.

“Jemi dakorduar të kemi dy ekipe punuese, që do të fillojnë shumë shpejt të punojnë me qëllim që deri në 1 shtator të këtij vitit të pregatiten sa më shumë tekste mësimore në përputhshmëri me planet dhe programet për klasën e parë, dytë, pestë dhe të gjashtë të shkollës fillore”,  tha mes tjerash Sharqeviq për media.

Të  rëndësisë së veçant pas këtij takimi Sharqeviq nënvizoi gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë së Shqipërisë për të përmirësuar gjendjen e arsimit për pakicën serbe në shtetin shqiptar, e që sipas tij numri më i madh i kësaj pakice gjindet kryesisht në Shkodër, vend të cilin minsitri Sharqeviq paralajmëroi ta vizitoj së shpejti me ftesë të ministres Shahini.

“Për mua është shumë me rëndësi që të shohim edhe kushtet e mësimit për minoritetin serb në Shqipëri. Unë së shpejti me ftesë të Ministres Shahini do ta vizitoj Tiranën dhe Shkodrën. Mendoj që është fillim i mirë pasi që në Shqipëri po përgatitet ligji për pakicat nacionale përmes të cilit vet qytetarët do të deklarohen se në cilën gjuhë duan të ndjekin mësimet.” tha ministri Sharqeviq duke përfunduar prononcimin e tij për media.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Komuna e Bujanocit vendosë partneritet me Haraçinën

PreshevaPRESS

Sinani ka pritur në takim shefin e zyres së Osbe-së në Bujanoc

PreshevaPRESS

Në Preshevë fillon grumbullimin e qenve endacak

PreshevaPRESS