Shaip Kamberi kërkon përsëritjen e votimeve në Luginën e Preshevës

Kandidati shqiptar për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, kërkon që zgjedhjet në Luginë të Preshevës përsëriten pasi procesi nuk ishte i lirë e demokratik.


Kamberi edhe pse ka marrë mbi 9600 vota, u shpreh se nuk janë garanci se mund të fitojë mandatin e deputetit.

Për Kamberin, zgjedhjet e fundit në Serbi u karakterizuan me pjesëmarrje të ulët të votuesve shqiptarë dhe kjo sipas tij ndodhi për shkak të pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

“Pasivizimi i vendbanimeve të shqiptarëve që rezultoi me shlyerjen e tyre nga listat zgjedhore deligjitimoi procesin zgjedhor, sidomos në Luginën e Preshevës. Shumë shqiptarëve i është pamundësuar e drejta elementare. E drejta për të votuar”, ka shkruar Kamberi në faqen e tij në facebook.

Derisa ende nuk është konfirmuar përfaqësimi i shqiptarëve në parlament, Kamberi përmes reagimit në facebook ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në tereitorin e Luginës së Preshevës.

“Prandaj zgjedhjet duhen të përsëriten në Luginën e Preshevës, duke zgjidhur paraprakisht çështjen e mohimit të së drejtës për të votuar për çdo qytetar të Luginës së Preshevës.” thuhet në reagimin e Kamberit në facebook.

Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për kulturën e lartë politike që kanë shpërfaqur gjatë këtyre zgjedhjeve.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS