Sërish rritje e çmimit të dizelit, këto janë çmimet e reja të derivateve

Janë publikuar çmimet e reja të derivateve, sipas të cilave nga sot, prej orës 15:00, në pikat e karburantit në Serbi litri i eurodizelit do të kushtojë 204 dinarë, ndërsa litri i benzinës evropremium BMB do të jetë 183 dinarë.


Çmimet e reja do të jenë në fuqi deri të premten e ardhshme, më 28 nëntor.

Krahasuar me javën e kaluar, dizeli është shtrenjtuar për tre dinarë, ndërsa benzina ka shënuar një rritje prej një dinari.

Çmimi i naftës bie në tregjet botërore

Sipas të dhënave aktuale nga bursat, çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë në 57,752 dollarë, ndërsa çmimi i naftës Brent ka zbritur në 62,168 dollarë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Të dielën fillon ora verore, akrepat lëvizin një orë përpara

PreshevaPRESS

E martë e vranët, priten reshje shiu

PreshevaPRESS

Agjërimi gjatë Ramazanit, udhëzime nga ekspertët shëndetësor për iftarin, syfyrin dhe personat me sëmundje kronike

PreshevaPRESS